Joana dhe Meti: Historia jonë, e bukur

 
Ai mbahet mend si djalë i bukur dhe i qetë. Meti i “Big Brother 5”, 
pas eksperiencës së tij në reality show, i është rikthyer jetës dhe 
punës së tij në Prishtinë. Ka vendosur të qëndrojë larg faqeve të 
shtypit rozë, duke mos dashur të komentohet për jetën e tij private. 
Thotë se nuk ka nevojë për këtë pjesë, pasi është përqendruar totalisht 
në punën e tij. Meti menaxhon një prej clube-ve më në zë të Prishtinës. 
Së fundmi ai është diskutuar për një lidhje të mundshme me Joanën e “Big
 Brother 6”. Të vërtetën e këtij lajmi, që çuditi jo pak, ai e zbulon në
 këtë intervistë. 
Meti, a është e vërtetë që je lidhur me Joanën? 
Ne po frekuentohemi me njëri-tjetrin dhe po njihemi gjithmonë e më shumë. 
Domethënë nuk jeni lidhur ende? 
(qesh)
 Do të thotë që jemi duke u njohur dhe e pëlqejmë njëri-tjetrin. Pastaj 
unë nuk do të doja të jepja intervistë ku të flisja për Joanën, sepse do
 të duket sikur kërkoj vëmendje, dhe të them të drejtën nuk kam nevojë 
për një gjë të tillë. Unë kam një punë timen, dhe jam i suksesshëm në 
punën që bëj. Nuk do të doja të diskutohesha për gjëra të tilla. Edhe 
marrëdhënien që kam me Joanën, nuk do kisha dëshirë ta diskutoja në 
media. 
Të pëlqen Joana si femër? 
Sigurisht që më pëlqen. Duke u njohur, kemi zbuluar se kemi tipa të njëjtë dhe mendojmë njësoj për shumë gjëra. 
Kur jeni bashkë, si e kaloni kohën? 
Kur
 kam qenë unë në Tiranë, kemi kaluar gjithë ditën bashkë. Kemi shkuar në
 pishina, kemi dalë mbrëmjeve. Jemi kënaqur vërtet shumë. Edhe Joana ka 
ardhur në Prishtinë dhe ia kemi kaluar shumë bukur ato ditë. 
Për lidhjen e saj me Anaidin çfarë mendon? 
Nuk
 mendoj asgjë. Nuk e njoh fare Anaidin dhe s’mund të them asgjë për të. 
Edhe Joanën e kam njohur përmes një shoqeje dhe nuk e kam ndjekur fare 
në “Big Brother”. Nuk e di se ç’ka bërë ajo në “Big Brother”, unë po e 
njoh vetë atë nga afër dhe kaq më intereson. 
Jeni puthur? 
(qesh). Për këtë duhet të pyesni Joanën.
JOANA
Joana
 e “Big Brother 6” vjen me të reja nga jeta e saj profesionale e 
private. Në këtë intervistë, ajo rrëfen të gjitha planet për punën e 
ardhshme dhe marrëdhënien e bukur që po lind me Metin e “BB5”. Banorja 
më e përfolur e edicionit të fundit të “Big Brother”, zbulon edhe një 
detaj që lidhet me ish-të dashurin e saj, Anaidin. Ai i është gjendur 
pranë në një moment të vështirë, duke i puthur ballin e duke i 
shtrënguar dorën kur Joana ndodhej në spital...
Joana, me se po merresh këto kohë?
Këto
 kohë jam duke studiuar tregun, sepse në tetor tërheq licencën dhe do 
hap farmacinë time. Dua të hap një farmaci 24- orëshe në Bllok dhe jam 
duke u marrë me lidhjet që më duhen për këtë punë. Mjekët, recetat, 
përqindjet... Për fat kam miq shumë të mirë që po më ndihmojnë.
Ti do punosh vetë aty? Domethënë do shesësh ilaçet vetë apo do jesh menaxhere e punës?
Unë
 do jem pronare e farmacisë. Do marr dy-tre punëtore, sepse farmacia do 
jetë 24-orëshe, pasi kam parë që një e tillë në zonën e Bllokut mungon.
Kush do të t’i japë paratë për të hapur farmacinë? Kush investon për të gjitha shpenzimet e tua?
Janë prindërit e mi që kanë investuar për mua gjithë jetën dhe vazhdojnë ta bëjnë.
Çfarë pune bëjnë prindërit e tu?
Mami
 dhe babi kanë mbaruar shkollën për shefa kuzhine. Të dy punojnë si 
shefa kuzhine në Greqi. Normalisht që shefat e kuzhinës paguhen mirë në 
të gjithë botën.
Deri atëherë, ke në plan të bësh ndonjë punë tjetër?
Për
 momentin më kanë ofruar punë në një club shumë të njohur në Bllok, që 
të jem menaxehere dhe PR. Ende nuk kam pranuar dhe jam në mëdyshje, 
sepse nuk dua ta konsumoj imazhin tim duke punuar nëpër lokale. Por nëse
 pagesa do të jetë e mirë, mua më intereson. Ndërkohë mbaroj edhe planin
 e farmacisë...
Po pushimet?
Këto ditë, 
ndërkohë që merrem me planin e farmacisë dhe takoj njerëz për këtë punë,
 edhe pushoj vazhdimisht. Kam bërë pishina, kam qenë në Dhërmi për plazh
 me miqtë e mi...
Vazhdon të jesh po aq e famshme? Njerëzit, reagojnë kur të shohin?
Çuditërisht,
 njerëzit që kanë pasur antipati për mua, të gjithë e kanë kthyer në 
simpati. Pas deklaratës që bëri Anaidi, të gjithë mbajtën anën time, dhe
 kjo u kthye në favorin tim. Pas daljes nga “Big Brother”, kam pasur 
mundësi të takoj njerëz që kishin krijuar antipati për mua gjatë kohës 
që isha brenda shtëpisë. Një prej tyre ka qenë edhe Olti Curri, i cili 
ka ndryshuar krejtësisht mendim për mua e tashmë është miku im.
Po qarkullon një lajm, sipas të cilit ti po krijon një lidhje me Metin e “BB5”? Si u njohët ju të dy? 
Meti
 ka ardhur nga Prishtina në Tiranë për të më njohur. I kishte marrë 
Viganit numrin tim të telefonit. Ai është mik i ngushtë me Klaudian e 
“BB5” dhe kur ishin të dy bashkë një ditë, Klaudia më telefonon për të 
më takuar. Aty më prezantoi edhe me Metin. Kaluam shumë bukur bashkë. 
Klaudia tashmë është bërë mikeshë e mirë e imja, ndërsa me Metin nisëm 
të frekuentoheshim për t’u njohur më shumë (qesh). 
Takoheni shpesh? 
Ne
 dalim bashkë e frekuentohemi, por jo shumë shpesh, pasi ai punon gjatë 
gjithë javës dhe nuk ka shumë kohë. Pastaj është edhe distanca Prishtinë
 - Tiranë që i vështirëson gjërat. 
Ne e pyetëm Metin nëse jeni puthur... Ai na tha të të pyesnim ty. A jeni puthur? 
(qesh) Unë them të pyesni Metin më mirë (qesh). 
Të pëlqen Meti si mashkull? Çfarë të pëlqen më shumë tek ai? 
Më pëlqen. Është djalë me shumë humor dhe shumë romantik, kavalier...
Çfarë gjesti ka bërë për ty, që të ka mbetur në mendje? 
Shumë i dashur, më kapte shpesh dorën. Kur ishim në pishina më bënte masazh (qesh). Ne e pëlqejmë njëritjetrin. 
Para pak kohësh, qarkulloi një tjetër lajm, sipas të cilit ti ishe shtruar në spital. Si është e vërteta? 
Kam
 qenë vërtet në spital, pak ditë pas mbarimit të “Big Brother”. Nga 
stresi i atyre ditëve, nga gjithë gjërat që ndodhën, pësova një si tip 
atak paniku. Isha rrugës në makinë kur më ndodhi. Pasojë e stresit dhe 
presionit të madh të kohëve të fundit. 
Anaidi, të erdhi në spital? 
Po, erdhi. Foli me doktorët, pyeti për analizat. 
Me ty si u soll? Çfarë të tha? 
Më kapi dorën, më puthi në ballë dhe më ftoi për darkë. 
Je takuar më me të kohët e fundit? 
Kemi rastisur në të njëjtat ambiente, por unë i bëj dalje. Nuk dua as ta përshëndes.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)