Gazetari Milaim Zeka i është bashkuar debatit të përfolur të “zogut” të Tunës, duke thënë se edhe ai ka një "zog", por që është “me sqep të tejzgjatur”.
Pasi debatit të “zogut” të këngëtares Altuan Sejdiu (Tuna) së fundi iu bashkua moderatorja e KTV-së, Edona Zogu, indiferent nuk ka mundur të qëndrojë as gazetari Milaim Zeka.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook gazetari i RTK ka shkruar se edhe ai e ka një zog, por se "zogu" i tij ka sqep dhe është i tejgjatur.
“Lexova sot nje seri shkrimesh te Tunes dhe mikeshes time Edones, rreth Zogut. Tuna e ka mbajt shume Zogun neper goje, duke e kenduar ate, duke e prekur ate, duke e ledhatuar...”.
“Desha te them se edhe une e kam nje Zog, po cka se me sqep te tejzgjatur...”, ka shkruar Zeka në Facebook. /ORAinfo/Telegrafi/