Pages - Menu

“50 Cent” rrezikon pesë vjet burg


Rrezikon deri në 5 vjet burg dhe një gjobë prej 46 mijë dollarë reperi “50 Cent”. Ai akuzohet për dhunë shtëpiake në dëm të ish-të dashurës Daphne Joy, me të cilën ka pasur një raport 3-vjeçar.

Ende nuk dihet nëse ka qenë vajza që e ka denoncuar këngëtarin, por të gjitha pistat e ndjekura nga gazetat amerikane rozë të çojnë tek e reja me origjinë filipinase.

Zëra të tjerë flasin se çifti ka një fëmijë, i dyti për “50 Cent”, por që e kanë mbajtur të fshehur, veprim ky që mund të rëndojë akuzat ndaj reperit.

Më 23 qershor këngëtari dyshohet se ka dhunuar ish-të dashurën, e ka tërhequr zvarrë jashtë apartamentit në Toluka Lejk, në Kaliforni, pasi ka dëmtuar edhe një pjesë të mobilieve.

Kur mbërriti policia, “50 Cent”, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ishte larguar. Por ai duhet të paraqitet në gjykatë më 22 korrik, raportojnë më tej mediet amerikane.