Ja tek fillon vera, një stinë me shumë mundësi dhe zgjedhje të ndryshme, e prap se prap krijimet e televizioneve Kosovare mbeten në po të njëjtin stad që kanë qenë ndër vite. Plagjatura duket se do të jetë përgjithmonë pjesë e ekraneve tona, pavarësisht sa kohë kalon apo sa eksperienca marrin televizionet tona.
KTV këtë verë ka menduar të na shërbejë diçka që tashmë e kemi parë në emisionin e mëngjesit të KlanKosovës “Ora 7” i cili tashmë prej 4 vitesh përfundon sezonin në Dhërmi.