Pages - Menu

Behgjet Pacollli i shpëton një aksidenti fatal

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së djeshme ishte nisur në një udhëtim privat, së bashku me dy miqtë e tij. Udhëtim për të cilin Indeks nuk ka arritur ta konfirmojë se për cilin vend ishte adresuar, por mësohet se avioni gjatë fluturimit kishte pësuar probleme teknike, prej të cilës karburanti kishte filluar të derdhej.
Gjatë këtyre momenteve persona anonim kanë arritur të vërejnë një gjë të tillë, ku dhe kanë lajmëruar rastin, përderisa zëvendës kryeministri dhe udhëtarët e tjerë në avion nuk kanë qenë në dijeni.
Mesohet se avioni kishte filluar të digjet dhe falë lajmërimit të shpejtë, Behgjet Pacolli kishte shpëtuar nga incidenti./fishmedia/