Para se të udhëtonte drejt Chicagos, ku e zhvilloi ndeshjen për 
bamirësi, Leo Messi kishte udhëtuar drejt Las Vegasit për të marrë pjesë
 në një ndejë të organizuar nga Ronaldo. Nuk po flasim për portugezin 
Cristiano, por për legjendën braziliane Luis Nazario da Lima, në një 
hotel mjaft luksoz.
 Ish futbollisti i Barcelonës, Real Madridit, Interit dhe Milanit e 
kishte zgjedhur hotelin Encore, i cili është pjesë e resortit Steve Wyn,
 ku dhoma më e lirë kushton 300 dollarë.
 Në këtë ‘party’ mori pjesë edhe një tjetër ish futbollist, Djalminha. 
Ndeja ka vazhduar gjatë tërë ditës, ku nuk mungoi alkooli, vallëzimet 
dhe seksi. /Fish Media/
