Lëndohet gjatë xhirimeve të videospotit
Pop ylli Mariah Carey ka ndrydhur shpatullën gjatë xhirimeve të klipit më të ri, bëjnë të ditur mediet amerikane.
Kur ndodhi aksidenti, krijuesja e hitit “Hero” ishte në Nju Jork duke realizuar xhirimet e këngës “Beautiful” së bashku me reperin Young Jeezy.
Tabloidi “Orange” transmeton se ajo mund të jetë lënduar derisa ishte duke vallëzuar në videon, e cila është duke u bërë nën regjinë e burrit të saj Nick Cannon.
Këngëtarja menjëherë ishte dërguar në spital, ku doktorët ishin në gjendje të vendosnin në vend shpatullën e saj.
Ndërsa zëdhënësi i saj ka thënë se ajo ishte “mirë” dhe se është duke “u shëruar në shtëpi”.
Carey pritet të performojë me “New York Philarmonic Orchestra” në “Central Park” për mbledhjen e parave për viktimat e superstuhisë “Sandy”.