Prive
Ish kryeministri i Kosovës i akuzuar për krime lufte në Gjyqin e Hagës, 
Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10 vjetorin e 
martesës me gazetaren Anita Haradinaj.
Kjo festë u mbajt në lokalet më luksoze në Prishtinë dhe bëhet e 
ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mijë euro. Pijata për person ka 
kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumën e tavolina, rreth 
800 sëbashku kanë arritur vlerën 17.640 euro.
Nikoqirët janë kujdesur edhe për dekorin, si mbulesat që kanë kushtuar 
mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi një mijë euro, instalacionet, pishina
 etj.
Mysafirë kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithcka 
ka shkuar ashtu siq e kanë paraparë Anita dhe Ramushi. Për kënaqësinë e 
mysafirëve ishtë përkujdesur këngëtari Afrim Muqiqi, ndërsa më vonë ka 
kënduar Dafina Zeqiri për ti argëtuar edhe më shumë mysafirët.
Prezente ka qenë edhe zonja e parë e shtetit Atifete Jahjaga. Deseri i
 fundit ishin edhe fishekzjarret në qiell që edhe ato arrinin një shumë 
të madhe parash./Prive-Klan Kosova/
