Pages - Menu

Yjet e futbollit që agjërojnë Ramazanin






Edhe pse janë në fazën përgatitore me ekipet e tyre në prag të sezonit të ri futbollistik, sërish ata nuk heqin dorë nga besimi i tyre edhe pse stafet mjekësore shpeshherë ua ndalojnë me pretekstin e humbjes së formes sportive.
Janë futbollistët myslimanë, të cilët i kryejnë ritet e tyre fetare pavarësisht ngarkesës fizike dhe stërvitjeve të stërmundishme.
Edhe pse jemi në kulmin e të nxehtit, emra të njohur të futbolit botëror jane duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Edin Dzeko, Ribery, Kanoute, Sissokho, Diaby, Nasri apo edhe emra të tjerë të famshem në futboll po vijojnë normalisht ritin e agjërimit duke mos hequr dorë nga besimi i tyre,transmeton albeu.
Edhe në Shqipëri, lojtarë si: Bekim Kuli, Igli Allmuçca, Ilion Lika e shumë tëe tjerë prej vitesh agjërojnë muajin e Ramazanit duke mos patur aspak rënie në formën e tyre fizike dhe sportive.
“Për një futbollist nuk është e lehtë që të agjërojë e të stërvitet por, duke qenë se unë kam që prej moshës 19-vjeçare që e bëj një gjë të tillë, jam mësuar. Sigurisht që edhe ne, në momentin që ka një ndeshje respektojmë klubin, trajnerin dhe tifozët, por në ditë të zakonshme as nuk na kanë penguar. Madje trajneri Rubio, me hyrjen e këtij muaji, ndryshoi menjëherë stërvitjen, që të na e bëjë më të lehtë. Për këtë e falënderojmë pa masë, pasi ne si besimtarë e kemi të vështirë që ta lëmë fenë pas dore”, pat deklaruar një vit më parë portieri i njohur shqiptar Ilion Lika./fishmedia/